Kryeministri Mustafa thotë se ngritur padi për arbitrazhin 30 milionësh të Z Mobile

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se është ngritur padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës për anulimin e vendimit të gjykatës së Arbitrazhit, për gjobën e 30 milion eurove për PTK-në në kontestin me 'Z-Mobile'.

Lajme

11/04/2017 13:06

Po ashtu, nga foltorja e Kuvendit, Mustafa ka bërë të ditur se është njoftuar se është iniciuar edhe një hetim në Prokurorinë Speciale, i cili lidhet me rastin dhe për dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.