Kryeministri Mustafa i konsideron provokime flet arrestet e Serbisë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se flet arrestet e Serbisë janë provokime.

Lajme

06/01/2017 09:25

Ai ka thënë se janë duke punuar për lirimin e Haradinaj, raporton lajmi.net.

“Dëshiroj të shpreh shqetësimin për ndaljen dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të AAK dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto fletë arreste të Serbisë janë të pa drejta të cilat janë provokime. Jemi duke punuar me të gjitha kapacitete për lirimin e Haradinajt”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

“Aktet e tilla janë të papranueshme. Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në Hagë. Ne presim lirimin e Haradinaj dhe po ashtu presim që autoritetet franceze të reagojnë dhe këto fletë arreste të cilësohet të pabaza”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka thënë se në koordinim edhe me faktorët tjerë, do të veprojnë që Serbia t’i tërheq këto flet arreste.

“Ne në koordinim edhe me faktorë të tjerë që të veprojmë nëse Serbia nuk i tërheq këto fletë arreste ndaj zyrtarëve të Kosovës dhe luftëtarëve të çlirimit të Kosovës. Po ashtu jemi në kontakt edhe me BE lidhur më rastin e Haradinajt”, ka thënë Mustafa./Lajmi.net/