Kronologjia e arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes (Foto/Video)

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas një fletë-arresti të lëshuar nga gjykata, pasi tre deputetët kishin refuzuar ftesën për paraqitje në gjykatë, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Lajme

24/11/2017 11:21

Në zbatim të këtij urdhri të gjykatës, Policia e Kosovës kishte marrë masat e duhura për arrestimin e deputetëve në ditën kur ishte planifikuar mbajtja e seancës së Kuvendit.

Disa minuta para orës 10:00, kohë kjo kur ishte paraparë nisja e seancës, deputetët e grupit parlamentarë të Vetëvendosjes, dolën nga seanca e Kuvendit për t’i pritur dhe penguar arrestimin e tre kolegëve të tyre, të cilët po ashtu po i priste edhe policia, shkruan lajmi.net.

Kur, Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu, dolën nga vetura përpara tyre u nisën policia dhe deputetë tjerë të VV-së, këta të fundit për të penguar arrestimin e kolegëve të tyre.

23897450_1756084684442772_1068451505_o

Pas disa minutash përleshje me policisë e deputetëve dhe aktivistëve të VV-së, polica ka arrit të fus në veturat e tyre tre deputetët e VV-së.

E para që është arrestuar ka qenë Donika-Kadaj-Bujupi, e më pas edhe Kurti e Haxhiu.

23949398_1756086797775894_987615082_o

Policia ka qenë e detyruar të përdorë sprej ndaj deputetëve të VV-së, të cilët pengonin nisjen e veturës së policisë për të dërguar në burg deputetët e arrestuar.

Nga kjo përleshje ka pas arrestime edhe të aktivistëve të VV-së, si dhe disa persona duke përfshirë edhe gazetarë janë alivanosur nga hedhja e sprejt./Lajmi.net/

24008212_10155947874513841_313354893_o-1