Kriza politike në Itali/ 1 miliard euro humbje në ditë

Italia më në fund ka një qeveri, paçka se shumëkush është skeptik mbi efikasitetin e kësaj qeverie.

Bota

02/06/2018 10:03

Gjithsesi, deri sa arriti në këtë pikë, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës ka kaluar shumë.

Dhënia fund e këtij kalvari të gjatë u vërejt edhe në sesionin e të premtes me reagimin e bursave, me atë të Milanos në rritje të ndjeshme, si pasojë e frymëmarrjes së lirë të investitorëve pas shumë kohësh vuajtje.

Përllogaritjet tregojnë se, gjatë periudhës së krizës së thellë politike dhe institucionale Italia ka humbur plot 1 miliard euro në ditë.

Kanë qenë 88 ditët e konsultave për të krijuar qeverinë dhe 83 miliardë eurot e humbura në formë aksionesh apo titujsh qeveritare.