Krenare me suksesin e saj! Reagimi i Ritës pas performancës magjike të Erës në Botëror

Era Istrefi dje ka bërë krenarë gjithë shqiptarët me performancën madhështore në mes të Rusisë.

ShowBiz

16/07/2018 09:23

Ajo ka kënduar himinin e Kampionatit Botëror, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Suksesin e këngëtares e kanë duartrokitur artistët shqiptarë, madje edhe ata që kanë arritur famë ndërkombëtare.

Ishte Dua Lipa ajo e cila uroi Erën për performancën, ndërsa pas saj edhe Rita Ora, e cila i la koment mbi fotografitë e këngëtares.

Kujtojmë që ashtu sikurse Xhaka e Shaqiri, edhe Era Istrefi mbrëmë ka bërë simoblin e shqiponjës me duar në stadium të Rusisë dhe ishte veshur me ngjyrat e flamurit shtetëror teksa shikonte ndeshjen. /Lajmi.net/