Krasniqi: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar se sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Shkrimi i plotë i Krsaniqit: U THA E ÇKA JO?! Sot në Kuvendin…

Lajme

10/01/2017 22:23

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar se sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

Shkrimi i plotë i Krsaniqit:

U THA E ÇKA JO?!

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!

Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!

Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!

Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë.

Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosoves për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!