Krasniqi i quan frikacakë rivalët politik
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thumbuar sërish koalicionin LDK-AKR dhe të tjerët.
Lajme
Krasniqi, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar për fushatën zgjedhore që sipas tij, po nxjerr në pah frikacakët që ‘sillën si luanë’ brenda kombit të tyre.
“Nuk i duroj dot, njerëzit që me armiqtë e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjesëtarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!”, ka shkruar ish-kryetari i Kuvendit.
Ky është shkrimi i Krasniqit:
TRIMAT VDESIN VETËM NJË HERË, FRIKACAKËT VDESIN SHUMË HERË!
Në parim njerëzit nuk i urrej, çdo pushtet kriminal e banditesk që ka robëruar popullin tim, e urren çdo qelizë e trupit tim!
Nuk i urrej as njerëzit që nuk e kanë guximin të luftojnë për lirinë e tij, e të kombit të vet! Prej tyre me vjen keq që janë frikacak, e frikën e kanë si hije në shoqërim të përjetshëm!
Dallimi në mes trimit e frikacakut është se: trimi vdes vetëm njëherë, ndërsa frikacaku vdes shpeshherë!
Nuk i duroj dot, njerizit që me armiqët e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjestarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!
Kjo kudo vrehet lehtas, e sidomos kjo vrehet lehtas në ditë fushatash zgjedhore! Si po zhvillohet kjo e fundit!
Njerëzit (zgjedhsitë) e kanë rastin të zgjedhim, trimat e urtë që vdesin vetëm një herë ose “trimat” zerzek që vdesin shpeshherë! Mbase vdesin përditë!
Për zgjedhjen që e bëjnë qytetarët duhet të kihet respekt!
Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjën e vendit tim!