Kosova përgatitet për anëtarësim në OBT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka vizituar Organizatën Botërore të Tregtisë me seli në Gjenevë.

Lajme

16/03/2015 18:09

Bajrami atje është  ka takuar zyrtarët e OBT me të cilët ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kjo vizitë është në kuadër të përgatitjeve që Qeveria e Kosovës po bën për të aplikuar në këtë organizatë të rëndësishme të tregtisë.

“Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, z. Hykmete Bajrami vizitoi Organizatën Botërore të Tregtisë, ku u prit nga Drejtori i Divizionit për Zgjerim të OBT-së, Chiedu Osakwe, me të cilin bisedoi rreth mundësive dhe procedurave për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në OBT. Ministrja Bajrami e njoftoi z.Osakee me gjendjen e përgjithshme ekononomike në Kosovë dhe synimet e Qeverisë së Kosovës për vazhduar me integrimin e mëtejshëm në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OBT-në”.

“Gjatë vizitës në selinë e OBT-së, ministrja Bajrami, e shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjeneve, Ramadan Avdiu, zhvilloi takime edhe me Detlev Brauns, shef i Misionit të BE-së në OBT, si dhe takoi përfaqësuesit e misioneve permanente të Turqisë, Zvicrës dhe Shqipërisë”.

“Vizita e ministres Bajrami në OBT u zhvillua në kuadër të përgatitjeve që po bën Qeveria e Kosovës për të aplikuar në këtë organizatë të rëndësishme të tregtisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MTI.