Kosova gati të mirëpres nesër çiftin mbretëror (Foto)

Kosova po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur princin dhe princeshën. Princi i  Walesit, Charles dhe Camila, dukesha e Cornwallit do të vizitojnë nesër Kosovën, raporton lajmi.net.

Lajme

17/03/2016 18:19

 

Në vizitën e tij të dytë në Kosovë, pasi herën e kaluar ishte ne vitin 1999, princit Charles pritet t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore nga Republika e Kosovës, raporton lajmi.net.

Tashmë edhe përskaj  rrugës nga Aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ e deri në Prishtinë, në gjatësi rreth 20 km, janë vendosur fotografi të mëdha mirëseardhje për princin Charles.

Edhe në vet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë vendosur pano me mbishkrime mirëseardhjeje për çiftin mbretëror, raporton lajmi.net.

Disa foto të tilla janë publikuare dhe nga vetë ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

“Kosova ka bërë gati aeroportin për vizitën mbretërore . Mundësi e jashtëzakonshme për të nënvizuar përparimin”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në twitter.

Çifti mbretëror ka filluar vizitën e  tyre në ballkan me ndalesën e parë në Kroaci, pastaj vizitën e  kanë vazhduar në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, pastaj në Kosovë, do të vizitojnë edhe Malin e Zi e Maqedoninë./lajmi.net

3

2

1