Kosova formon ushtrinë, Serbia pret urdhër nga Komandanti suprem

Aleksander Vulin, ka thënë se e ka informuar në detaje presidentin e Serbisë, për situatën në Kosovë.

Lajme

14/12/2018 11:54

Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka thënë se e ka informuar në detaje presidentin e Serbisë, për situatën në Kosovë.

“Ai u informua për çdo hollësi nga përfaqësuesit e ushtrisë serbe, por edhe nga BIA”, ka thënë Vulin për TV Pink, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Vuçiqi është i shqetësuar me atë që po ndodh në Kosovë.

“Ne si ushtri jemi gati të përmbushim çdo komandë të komandantit suprem, ajo është detyra jonë. Çfarë urdhri të vendoset nga komandanti suprem do të bëhet”, ka thënë Vulin. Ai ka treguar se Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me ushtrinë, dhe ka informacione për gjithçka që po ndodh në Kosovë. /Lajmi.net/