Kosova e përkushtuar në disiplinën financiare dhe stabilitetin makrofiskal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Lajme

01/06/2018 14:41

Haradinaj në këtë takim ka thënë se në takim me delegacionin e FMN-së biseduam për zhvillimin ekonomik të vendit si prioritet i Qeverisë që e drejtoj, sidomos për zbatimin e buxhetit të këtij viti, shpenzimet strategjike dhe investimet kapitale.

“Kosova i merr seriozisht raportimet e FMN-së dhe mbetet e përkushtuar në disiplinën financiare dhe stabilitetin makrofiskal”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Lajmi.net/