Kosova dhe Shqipëria me rrjet bashkëpunimi “Shkencë-Shoqëri për Inovacion të Qëndrueshëm”

Bashkëpunimi në mes të shoqërisë dhe akademisë në krijimin e inovacioneve të qëndrueshme dhe stiumilimin e zhvillimit të qëndrueshëm ka munguar si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.

Lajme

23/10/2014 12:42

Ky bashkëpunim dhe rrjetizimin do të jetë i mundur përmes projektit Consus (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovations), projekt ky i financuar nga Programi Tempus (tani Erasmus+) i Komisionit Evropian, dhe i implementuar nga një konsorcium i udhëhequr nga Universiteti i Gracit në Austri, Universiteti Leuphana në Gjermani, Universiteti BOKU Vienë dhe Universiteti Limerick në Irlandë, në partneritet me Kolegjin Universum, Kolegjin Riinvest, Universitetin Haxhi Zeka në Pejë dhe Institutin për Zhvillim të Politikave (INDEP) në Kosovë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Polis dhe Qendrën për Studime Politike dhe Ndërkombëtarë nga Shqipëria.

Përmes këtij rrjeti, partnerët kanë për qëllim të ndikojnë në nxitjen e inovacioneve ttë qëndrueshme, duke ndikuar në ngritjën e kapaciteteve të shoqërisë (bizneseve, organizatave jo-qeveritare dhe grupeve tjera të interest) përmes realizimit të projekteve të përbashkëta në kërkim shkencor, ofrim të kurseve, trajnimeve dhe seminareve në zhvillim të qëndrueshëm dhe ndikimit në politika publike.

Këto konkluza dolën nga takimi i menaxhmentit të projektit i cili aktualisht po mbahet në Universitetin Leuphana në Luneburg të Gjermanisë ndërsa partnerët janë në fazën e identifkimit të palëve të interesit dhe përpilimin e planit të punës së këtij rrjeti të rëndësishëm. Rrjeti do tw filloj sw funksionuari nga viti 2015.