Konsumimi i mishit të përpunuar dëmton zemrën

Nëse mbipesha e cila shkaktohet gjatë përdorimit të mishit të kuq, nuk trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme, shumë lehtë mund të jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Lifestyle

15/09/2014 18:33

Studimet më të reja nga ekspertët kishin zbuluar se konsumimi i mishit të përpunuar paraqet rrezik për sëmundjet e zemrës, bile edhe diabetin. Termi “mish i përpunuar” i referohet mishit i cili është i tymosur, i cili përmban krip të tepruar apo substanca kimike shtesë.

Sipas udhëheqëses së këtyre hulumtimeve, Renata Miça, profesoreshë në shëndetin publik në Harvard, për të ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit, duhet shmangur konsumimin e mishit të përpunuar – për shembull, virshlle, proshutë, sallame…etj. Miça ishte e pranishme edhe në konferencën e institutit amerikan për sëmundjet kardiovaskulare që ishte mbajtur në San Francisko. Për këtë studim, Miça kishte analizuar të dhënat nga 20 hulumtime, në të cilat ishin përfshirë më shumë se 1.2 milion persona.

Në mesin e tyre, 23.889 kishin sëmundje koronare të zemrës, 2.280 kishin tejkaluar pikën në tru dhe 10.797 ishin me diabet. Hulumtuesit kishin zbuluar se konsumuesit e mishit të kuq gjatë kësaj periudhe kohore, në mënyrë jo të konsiderueshme kishin shtuar mundësitë e tyre për të zhvilluar sëmundjet e zemrës apo diabetin, transmeton Lajmi.net.

Si do që të jetë, konsumimi i mishit të përpunuar është i lidhur me shtimin e rrezikut për dy kushte. Në fakt, për çdo 50 g të shërbyer rreziku nga sëmundjet e zemrës ishte rritur për 42 %, ndërsa rreziku për diabetin ishte shtuar për 19%. Nëse shikohet një mesatare për konsumimin e mishit të përpunuar në Shtetet e Bashkuara, ishte zbuluar se ata përmbajnë të dhëna të ngjashme me ata që vuajnë nga kolesteroli.

Sipas Renata Miças, ky është  fakt që edhe përmbajtësit e tjerë, duke përfshirë këtu kripën mund ta shtojnë rrezikun për një sulm të mundshëm në zemër. Sipas saj, ndikimi i shëndetshëm i mishit të përpunuar do të duhej të konsiderohej ndryshe.

Më shumë hulumtime do të duhej të bëheshin brenda faktorëve të mishit- sidomos në krip dhe përgatitjet e tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Samanta Heller, e regjistruar si eksperte e dietave, në klinikën e Feirfeldit, kishte thënë: “Shkencëtarët janë duke kërkuar pse mishi i përpunuar është aq shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Sipas Samanta Hellerit, ndoshta ata kurrë nuk do të mund ta zbulojnë shkaktarin e vërtetë, por njerëzit vetvetiu do të duhej ta kuptonin se konsumimi e këtyre ushqime duhet kufizuar.

Studimet shtesë që ishin kryer në rreth 500.000 njerëz kishin konstatuar se konsumimi i këtyre dy lloj mishrave, si mishit të kuq dhe atij të përpunuar, shton rrezikun nga vdekja, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare më shumë se tek ata persona të cilët konsumojnë ushqime të tjera. Hulumtime shtesë ende janë në vazhdim e sipër, por një është shumë e vërtetë, konsumimi i mishit të përpunuar më shumë sjell dëm për organizmin e njeriut se sa dobi, transmeton Lajmi.net.