Nga sheshi në mbledhje të kryesisë-rruga e opozitës deri në Kuvend (Video+Foto)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrë mbledhje për orën 16:00, ku pritet të caktohet dita e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Lajme

24/02/2016 16:54

Për të marrë pjesë në mbledhje të këtij komisioni, janë drejtuar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti nga lëvizja Vetëvendsje, Time Kadrija nga AAK dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, raporton lajmi.net.

Ato ishin të shoqëruara me deputetin Albin Kurti. Ata rreth orës 16:00 janë  parë tek hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Lajmi.net ishte prezent në vendin e ngjarjes dhe ka xhiruar hyrjen e tyre në ndërtesën e legjislativit të vendit.

Shkuarjes së tyre në Kuvend, i ka paraprirë një bisedë shumë e shkurtër në shesh ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmi.net ju sjell fotografitë nga biseda rreth 30 sekondëshe e Kurtit dhe Haradinajt.

Në anën tjetër, ekipi i lajmi.net që ndodhet brenda Kuvendit të Kosovës, njofton se në sallën e mbledhjes së kryesisë, kanë hyrë deputetja Aida Dërguti nga VV, anëtarja e  kryesisë nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami si dhe Time Kadriu nga AAK ./lajmi.net

YouTube player

Deputetët opozitarë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës

Kurti dhe deputetet e tjera nisen drejt Kuvendit, pas bisedes me Haradinajn

Deputeti Albin Kurti, pas konsultimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, niset drejt Kuvendit

Albin Kurti niset drejt Kuvendit te Kosoves

Albin Kurti së bashku me deputetet e tjera duke shkuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Valdete Bajrami

Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami, duke hyrë në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë

Aida Derguti e rrethuar nga sigurimi i Kuvendit

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti, e rrethuar nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës

Nga mbledhja e kryesise se Kuvendit

Nga mbledhja e kryrsise se Kuvendit