Konfiskohet një armë zjarri arrestohet i dyshuari në Podujevë

Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.

Lajme

22/08/2018 15:07

Aksioni policor  është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës,  ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar: J, B, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  të cilit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK 47, një karikator si dh 20 fishekë.

Ndaj  personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës./Lajmi.net/