Konfirmohet dueti i Rina Balajt me reperin që kishte bashkëpunuar me Rita Orën

Rina Balaj nuk ndalet së punuari projekte të reja muzikore.

ShowBiz

10/11/2018 21:21

Rina Balaj tashmë ka nisur punën për projektin më të ri, të cilin kësaj radhe e sjell në duet me një artist të njohur, shkruan lajmi.net.

Reperja po realizon bashkëpunim me reperin e njohur nga Londra, K Koke, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë për të finalizuar projektin.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Lajmi.net menaxheri i Rinës, Met Elshani, i cili njoftoi që K Koke po realizon duet me Rinën.

“Londinezi i cili krijoi karrierë edhe në Amerikë, po qëndron për momentin në studiot e On Records, për të finalizuar projektin”, ka thënë Meti për Lajmi.net.

Kujtojmë që reperi K Koke në vitin 2016 kishte realizuar duet me Rita Orën, bëhet fjalë për këngën me titull “Lay Down Your Weapons”. /Lajmi.net/

YouTube player