Komunat e Kosovës me trend pozitiv

Komunat e Kosovës edhe në vitin 2017 kanë pasur trend pozitiv

Lajme

18/05/2018 09:06

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal, tha se janë të obliguar të dorëzojnë raportin për funksionimin e komunave.

“Ne si ministri bëjmë raportet duke u bazuar në raportet që i bëjmë edhe vizitat nëpër komuna”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj në vitin 2017 ka qenë trend pozitiv në funksionimin e komunave.

“Ka pasur përparim në rritjen e funksionimin e ligjit. Ka rënie të shkeljeve ligjore”, tha ajo.

Sa i përket menaxhimit të buxhetit, sipas saj ka komunat kanë pasur menaxhim të mirë