Komuna vazhdon rrënimin e shkallëve të lokaleve

Kësaj radhe një lokali në Lagjen ‘Ulpiana’ i janë rrëzuar shkallët, që pa leje, i kishte vendosur brenda lokalit përmes të cilave kishte bërë qasje në bodrumin e ndërtesës, duke shfrytëzuar edhe atë si lokal.

Lajme

18/03/2014 10:36

Ky është lokali ‘Amel’, ku zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, ka bërë me dije se nuk ka dëshmuar që pjesa e përdorur e podrumit është e tija.

Aksionet për rrënime të objekteve pa leje janë duke vazhduar. /Kosovapress/