Komuna publikon numrin e veturave që qarkullojnë brenda ditës në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar të dhënat e qarkullimit të automjeteve në hyrje dhe dalje të qytetit.

Lajme

19/07/2018 12:40

Në bazë të statistika, drejtimi për Fushë Kosovë është më i ngarkuari me mesatare 40 deri në 50 mijë vetura brenda 12 orëve.

“Te dhenat per qarkullimin e automjeteve ne arteriet kryesore qe gravitojne drejt qytetit dhe anasjelltas (pra ne te dy drejtimet) jane:

drejtimi Fushe Kosove 40 000 – 50 000 vetura / 12 ore;

dejtimi Mitrovice/Kastriot 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;

drejtimi Podujeve 10 000 – 20 000 vetura / 12 ore;

drejtimi Ferizaj 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;

si dhe kemi qarkullimin nga ana verilindore e qytetit ne rrugen B me 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;

Pra ne total perafersisht 135 000 vetura qarkullojne ne keto rruge brenda 12 oreve.

Ne tre muajt në vijim do të prezantojme planin e mobilitetit 2018-2030 me 102 masat qe do te kushtojne mbi 200 milion Euro” shkruan Ahmeti në Facebook.