Komuna e Prishtinës ende s’i ka kryer obligimet prej 2.4 milionë euro ndaj Ujësjellësit Prishtina

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte arritur ta personalizonte me sukses si punë të tij lëshimin e fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj që do t’i furnizonte prishtinasit me 24 orë ujë. Por komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti po del të mos i ketë kryer obligimet ligjore ndaj kompanisë KRU Prishtina, që furnizon qytetarët e Prishtinës 24 orë me ujë, shkruan lajmi.net. Të paktën kështu pretendon njëri nga anëtarët e bordit te KRU Prishtina, Ilir Rexhepi.

Lajme

13/08/2017 08:42

 

Antëari i bordit të KRU Prishtina, Ilir Rexhepi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka e publikuar kërkesën e këtij institucioni që e kanë dërguar në komunën e Prishtinës më 18 korrik të këtij viti, për t’i kryer obligimet në vlerë prej 2.4 milionë euro, që komuna e Shpend Ahmetit nuk i ka kryer.

Rexhepi ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Ahmetit, duke i thënë se KRU Prishtina është tatuar nga komuna e Prishtinës si çdo investitor komercial për çdo tubacion të shtrirë për fabrikën e re në Shkabaj.

Ky është postimi i plotë i Rexhepi në Facebook:

Shpend mos e luaj rolin e palaqos, lej ofendimet dhe pergjigju ne ceshtjen e debatit, behu i sinqerte dhe si intelektual, dil e tregoju qytetareve se cfare veprimesh konkrete ligjore ne suaza te pergjegjesive tuaja komunale ke bere apo ske bere ne funksion te ndertimit te fabrikes se ujit ne Shkabaj dhe furnizimit me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines. Prishtina ka furnizim me uje 24 ore, por jo nga ti dhe komuna qe ti drejton, por nga KRU Prishtina!

Nese ke fakte perveq genjeshtave elektorale, te ftoje te na argumentosh publikisht nese KRU Prishtina na qenka ndermarrje komunale dhe per rrjedhoje ti dhe komuna qe ti drejton ua paskeni mundesuar furnizimin me uje 24 ore qytetareve te Prishtines, ne te kunderten mos vazhdo ta genjesh e mashtrosh opinionin.

Shpend, dil tregoju prishtinasve me fakte jo me stilin e Dardan Mulliqit, qe ti ishe i vetmi nga gjithe kryetaret e 8 komunave qe nuk pranove te takoheshe me udheheqjen e ujesjellesit per te biseduar lidhur me mundesite e bashkepunimit te KRU Prishtina dhe Komunes se Prishtines ne funksion te furnizimit 24 ore me uje, deri dy jave para perurimit te fabrikes se re ne Shkabaj. Sic po del per kete arsye e kerkove takimin qe ta valorizosh projektin per mashtrim opinioni dhe kalkulime politike.

Shpend, dil tregoju qytetareve pasi paske dashte me i furnizuar 24 ore me uje pse nuk i keni kryer obligimet kontraktuale ne kohe, madje as nuk i planifikove ne listen e projekteve kapitale te buxhetit komunal te vitit 2016 as ne gjashte mujorin e pare te vitit 2017 per funksionalizimin e fabrikes se ujit ne Shkabaj? Po ta benit kete, fabrika mbase do perfundohej akoma me heret, por ju se bete kete, as pas funksionalizimit te saj. Kjo tregon sa e kishit me prioritet, furnizimin me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines.

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te zgjerimit te rrjetit te furnizimit me uje te pijshem dhe me me cfare standarde i keni realizuar ne funksion te leshimit te fabrikes per furnizim me uje 24 ore te qytetareve?

Shpend, dil tregoju prishtinasve qe ju dhe komuna qe drejtoni e taksuat KRU Prishtinen per cdo tubacion te shtrire ne funksion te funksionalizimit te fabrikes se re ne Shkabaj, njejte sikur cdo investitor tjeter komercial!

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te rrjetit te ri te furnizimit me uje te pijshem dhe te trajtimit te ujerave te zeza i keni realizuar ne funksion te pergjegjesive dhe kompetencave tuaja ligjore gjate mandatit tuaj ne komunen e Prishtines.

Shpend, dil tregoju qytetareve se Prishtinen e more me problemin e ujit, po cfare bere ti ne funksion te permirsimit te gjendjes, perveq kerkimit te rezervave te ujit me mjete primitive ne shek e 21, me plakun 70 vjeqar e dy tela duke kerkuar rezerva te ujit ne Malet e Germise. Ne vend se te organizoje nje konference donatoresh per ceshtjen e ujit, meqe problematika e tille ishte teme aktuale ne top 10 mediat me te fuqishme te botes!

Shpend, dil e tregoju prishtinasve se tek pas insistimit dhe kerkeses se vazhdueshme te KRU Prishtina, ne gusht te vitit 2017 planifikove shlyerjen e obligimeve ndaj kesaj te fundit.

Shpend, aktrimin mbase e ke te trasheguar, ama mos u bej palaqo me genjy e me ofendu, por mesohu te flasesh e debatosh me fakte!

 

 

20767756_10213441502970007_6784649973090774511_n 20770187_10213440204137537_5402127587712419190_n 20728098_10213440203537522_4909179035030123788_n