Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale – Lajmi.net
Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 20:24, 6 December 2018
Rrustem Mustafa është personi që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale.

Ish-komandant i UÇK-së ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Koci në një postim në Facebook, ka thënë se Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, është ftuar nga Dhomat e Specializuara për intervistim, përcjell lajmi.net

Njoftimi i plotë i Kocit:

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO