Kolli i vazhdueshëm i doli të jetë një sëmundje vdekjeprurëse

Një grua e re që po përjetonte kollë të vazhdueshëm, ishte keq-diagnostikuar nga gjashtë doktorë të ndryshëm – që në fund i doli të ishte kancer.

Lifestyle

23/09/2017 19:05

Për tri vite, mjekët i thanë Jessica DeCristofaro, 28 vjeçe, se kollitja e saj e vazhdueshme ishte një alergji – duke i përshkruar ilaçe dhe duke i thënë që ta ndryshojë dietën e saj.

Ajo filloi të vuante nga një dhimbje abdominale dhe u referua tek specialistët e veshit, hundës dhe fytit, pasi u dyshua se ishte refluks acid ose një ulçerë e stomakut, transmeton Gazeta Express.

Më pas, asaj i thanë se thjeshtë kishte nxjerrë një muskul dhe u këshillua që të pushonte. Por në janar të këtij viti, dhimbja filloi të bëhej aq e keqe sa që ajo vendosi të shkonte në emergjencë, ku skanimet dhe testimet e gjakut zbuluan se ajo kishte kancer.

Doktorët thanë se ajo kishte shkallën e katërt të “Hodgkin Lymphoma” – që nënkupton se sëmundja tashmë ishte shpërndarë përreth trupit të saj.

DeCristofaro, nga Majami, tha: “Për tri vite e kisha këtë kollë të vazhdueshëm, ishte aq frustrues por doktorët thjeshtë e mohuan atë”.

“Mendoj se ata mendonin se isha e re dhe e shëndetshme, por e kisha një ndjenjë se diçka nuk ishte në rregull, u ndjeva aq e sëmurë për kaq gjatë”, tha ajo për MailOnline.

DeCrisotfaro zhvilloi kollë kur ishte vetëm 25 vjeçe – por doktorët i thanë se ishte për shkak të alergjive dhe i përshkruan ilaçe. Ajo i këshillon të gjithë që mendojnë se nuk janë mirë, të kontrollohen më mirë tek mjeku, për të zbuluar më herët nëse diçka nuk është në rregull.