Koalicioni PANA takim urgjent në Kuvend, marrin pjesë edhe deputetët e minoriteteve (Foto) – Lajmi.net
Koalicioni PANA takim urgjent në Kuvend, marrin pjesë edhe deputetët e minoriteteve (Foto)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:02, 6 September 2017
Pasi kanë qëndruar për orë të tëra në hotelin e Behgjet Pacolli, krerët e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe të përfaqësuar nga Goran Rakiq, ata ia kanë mësyrë Kuvendit.

Lajmi.net merr vesh se të gjithë këta liderë janë takuar edhe një herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, megjithatë pa arritur ende marrëveshje.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve joserbe, deputetët Fikrim Damka, Myfera Shinik dhe Rasim Demiri.

I pari nga takimi ka dalë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, më pas edhe deputetët e minoriteteve tjera.

Burime të portalit tonë thonë se ata po bëjnë përpjekje që të harmonizojnë qëndrimet, respektivisht të gjejnë zgjidhje për kërkesën e Listës Serbe që të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ministri kjo që sipas marrëveshje PAN-AKR i takon kësaj të fundit.

Krerët e PAN-it kanë thënë sot gjatë ditës së institucionet do të themelohet gjatë kësaj jave, megjithatë mbetet ende e paqartë se si do të rrjedhin gjërat sonte. /Lajmi.net/

Deputetët e minoriteve joserbe dalin nga takimi

damka1 Vetura e Ramush Haradinajt në oborrin e Kuvendit

Fatmir Limaj del nga Kuvendi

Vetura e Behgjet Pacollit në pjesën tjetër të Kuvendit

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy