Kllokoqi-Rugova në kërkim të imazhit të markës “BKR”

Për dallim prej kreatoreve të tjera shqiptare të modës, ku imazhe të markës së tyre janë top-modelet e njohura, Blerina Kllokoqi-Rugova ka zgjedhur krejtësisht diçka tjetër për shtëpinë e saj të modës “BKR”.

ShowBiz

09/02/2015 16:49

Në fakt, ajo ka organizuar një garë ndërmjet femrave që nuk janë personalitete të njohura të jetës publike.

Vajza që do të jetë imazhi i kreacioneve të Kllokoqi-Rugovës, duhet të ketë më së shumti pëlqime (Like) të fotografisë. Këto të fundit, kreatorja i ka publikuar në faqen e saj në Facebook, ku çdo njeri që ka llogari në këtë rrjet social, mund t’i ndihmojë kreatores duke pëlqyer (Like) njërën nga vajzat. transmeton Telegrafi

Shtatë vajzat presin pëlqimet e shfrytëzuesve të Facebookut edhe në katër ditë të ardhshme, përkatësisht deri më datën 12 shkurt.

Vlen të theksohet se sipas pëlqimeve të deritanishme, favorite për të qenë fytyrë e kreacioneve të kreatores janë emrat e tillë, si Florentina Turkaj, Rebecca Binggeli dhe Alma Rastoder. Lajmi.net