Klaudia Pepa merrë ofertë tjetër nga “Amici”

Klaudia Pepa nuk mundi të rrëmbente çmimin e madh për kategorinë “Dance”, “Vallëzim”, të “Amici” një prej spektakleve më të mëdha të taleneteve të rinj në Itali.

ShowBiz

07/06/2015 21:30

E vlerësuar për talentin, gjallërinë, ekspresivitetin dhe sensualitetin që dhuron në skenë, ballerina që u zbulua dhe u rrit ne Televizionin Klan humbi duelin me fituesen e këtij edicioni të Amici, Virginia Tomarchio. Me një diferencë të vogël votash, publiku i dha fitoren 18 vjeçares nga Catania pas kater sfidave.

Por finalistja mori menjëherë një ofertë në skenë nga autorja e programit dhe prezantuesja Maria de Filipi, për të qenë pjesë e trupës profesionale të Amici.

Me performancën e saj, balerina shqiptare mbërriti deri në natën finale përmes sfidash të forta, duke lënë gjurmë në një prej spektakleve më të ndjekur të gjigandit televiziv italian, Mediaset.