Kjo shqiptare është favorite për kolonën zanore të filmit të James Bond

Këngëtaret shqiptare që po zhvillojnë karrierë në arenën ndërkombëtare çdo ditë na bëjnë të ndihemi krenarë.

ShowBiz

12/05/2018 14:17

Një prej këtyre artisteve është Dua Lipa, e cila së fundi ka publikuar këngën “One Kiss”, në duet me DJ e famshëm, Calvin Harris, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë për një muaj rresht vazhdon të qëndrojë e para në top-listat britanike, e që është një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren.

Së fundi, Dua po cilësohet si artiste favorite për kolonën zanore të filmit të ri të James Bond, e që përzgjedhja e këngës do të bëhet shumë shpejt.

Në garë me Dua Lipën janë edhe dy artistët e njohur, Adele dhe Ed Sheeran, por shqiptarja është më favorite prej tyre.

Kënga me të cilën parashihet që Dua të jetë pjesë e kolonës zanore të këtij filmi, në rast se përzgjedhet është “New Rules”. /Lajmi.net/

YouTube player