Kjo është pajisja shtëpiake e viteve të 80-ta që vazhdon të prodhohet edhe sot (Foto)

Shumica e gjeneratave të cilët janë rritur nga mesi i viteve 80 dhe viteve 90 shumicën e filmave me anë të video regjistratorit VCR.

Fun

21/07/2016 15:38

Filmat ne formatin e kasetave me shirit VHS merreshin me qira në videoklube dhe në varësi të dëmit që ishte shkaktuar nga shikimet e mëhershme përcaktohej kualiteti i fotografisë që mund të shihje, transmeton Express. Por me avancimin e teknologjive audio-video kjo teknologji është harruar për më shumë se një dekadë, apo kështu kemi menduar?

Në fakt, pajisja VCR vazhdon të prodhohet edhe sot nga kompania Funai Electric e cila këtë muaj do të prodhoj pajisjen e fundit pasi që edhe ata do të shuajnë prodhimin.

Popullariteti i kësaj pajisje ka bërë që ajo ti rezistoj kaq gjatë kohës edhe pse me vijat e bardha në fundin e ekranit do të mbetet si një ndër pajisjet më të pëlqyera për tu pasur në ato vite.