Kjo është gjendja e zjarreve në gjithë Kosovën

Pas tentimit disa ditorë për të marrë informacione rreth vatrave të zjarreve në nivel Kosove, lajmi.net arrin të merr një informacion gjysmak për këtë çështje nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.

Lajme

11/08/2017 16:17

Ndonëse, Drejtori i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave Fadil Kodra ishte në pushim dhe nuk ishte në dijeni për ndonjë informacion për zjarret, lajmi.net ka arritur të kontaktojë me shefin e Qendrës Operative në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Mahir Hasani.

Ai dha informacion, se deri më tani në Kosovë janë tetë vatra aktive të zjarrit, por që po bëhet përpjekje maksimale për t’i shuar dhe për t’i lokalizuar.

Qendra operative 112 në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, ka pasur disa lajmërime për zjarre nëpër Kosovë mirëpo, dy lokacioni ku zjarri është aktivë, sipas Hasanit, është fshati Novolan në komuna e Vushtrrisë dhe në komunën e Mitrovicës në fshatin Rekë.

“Në të gjitha këto vatra zjarri janë duke vepruar njësitë profesionale të shërbimit të zjarrfikësve të shpëtimi, gjithashtu janë duke vepruar njësitë e kontraktuara nga agjencioni i Pylltarisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Më pas, Shefi i Qendrës Operative tha, se shërbimi i zjarrfikësve të shpëtimit është pandërprerë duke i ofruar ujë për shuarjen e zjarreve këtyre reaguesve të cilët janë të kontaktuar nga agjencioni i Pylltarisë të cilët po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve dhe angazhimi i tyre ka qenë më së i nevojshëm për këtë periudhë kohore.

“Gjithsej në territorin e Kosovës sipas informacioneve janë tetë vatra aktive të zjarreve. Në këto vende është duke u punuar për shuarjen e tyre”, tha ai.

Lokalizimi i tyre është shumë i vështirë, pasi siç tha Hasani, përhapjen e zjarrit po e ndihmon era dhe temperaturat e larta, por përsëriti se përpjekjet janë maksimale për shuarjen e tyre. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Gjendje alarmante në Prishtinë, 120 vatra zjarri për 11 ditë

Tash e dy ditë po digjen malet në Mitrovicë (Video)