Kishte fotografuar vajzat para 26 viteve, por tani ka zbuluar se diçka e frikshme fshihet në të (Foto)

Një gjysh i cili kishte shkrepur një fotografi, në të cilën tek tani është vërejtur se në sfond fshihet një fantazmë, kujton si sot momentin kur para 26-viteve kishte realizuar foton tani të shumëpërfolur.

Fun

12/07/2016 08:21

David Londsdale 58-vjeç, kishte fotografuar dy vajzat e tij duke buzëqeshur para kështjellës Rhuddlan në Wales gjatë një pikniku, ku asokohe vajzat e tij Sarah dhe Fiona ishin 10 dhe 6 vjeçe, transmeton Telegrafi.

Por javën e kaluar David duke rikujtuar momentet e fëmijërisë së vajzave të tij, ai vërejti se një krijesë e çuditshme fshihej brenda kështjellës e cila i ngjante shumë një fantazme.

Gjyshi i dy mbesave dhe një nipi, beson se hija e zezë që shfaqet në muret e kështjellës së ndërtuar në shekullin e 13-të është e ndonjë fantazme.

“Duke shikuar fotografitë këto ditë, kam vërejtur se një krijesë e çuditshme ishte fshehur në muret e kështjellës, por është interesant fakti se si deri më sot nuk e kemi vërejtur atë krijesë”, ka deklaruar Londsdale.