Kina lëshon satelitin për hartat me rezolucion të lartë

Një satelit për fotografimin hartografik me rezolucion të lartë u lëshua të hënën nga Taiyuan-i i provincës Shanxi të Kinës.

Bota

30/05/2016 23:30

 

Ky është sateliti i dytë për fotografimin hartografik që lëshohet me qëllim ndërtimin e një sistemi para vitit 2030. Sateliti i parë për këtë sistem u lëshua në janar të vitit 2012.

Pas të përfundojë ndërtimi i sistemit, rrjeti i satelitëve mund të fotografojë të dhëna me rezolucion të lartë, fotografi në formatin 3D dhe fotografi shumëplanëshe. Të dhënat do të përdoren për vrojtimin e të dhënave, parashikimin e fatkeqësive natyrore, zhvillimin bujqësor, administrimin e burimeve ujore dhe planifikimin urban.