KiE raport për Kosovën, flasin edhe për Gjykatën Speciale

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) të enjten do të flitet për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Lajme

26/01/2016 14:07

Në të njëjtën kohë, raportuesi për Kosovën në këtë parlament deputeti spanjoll, Augustin Conde, do të dorëzojë një rezolutë, përmes së cilit kërkon nga Këshilli i Evropës (KiE) të qëndrojnë neutral ndaj statusit të Kosovës dhe 13 shteteve të kësaj organizate që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit.

Në këtë seancë do të flitet edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, për raportet mes komuniteteve, ku theks të veçantë të merr kthimi i serbëve, transmeton lajmi.net

Gjithashtu do të flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, gazi lotsjellës. Në raportin e KiE-së, 47 shtetet anëtare do ta dënojnë dhunën në Kuvendin e Kosovë, si rrezik për dëmtimin e institucioneve demokratike.

Kjo asamble, do të mirëpret miratimin e amendamentit i cili mundëson formimin e Gjykatës Speciale për krime luftë.

Conde, gjithashtu ka thënë se është njoftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, për kërkesën që do planifikojnë ta dorëzojnë për t’u anëtarësuar në  PACE.

“PACE ka vetëm rol këshillvënës në procesin e një anëtari të ri, ndërsa rol vendimtar për këtë ka komiteti i ministrave. Një vendim i tillë merret me konsensus, por e dimë se 13 shtete anëtare të KiE nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Conde, transmeton lajmi.net