Kida nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’, ky është dueti me DJ e njohur (Foto)

Dje këngëtarja Baby G nënshkroi kontratë me kompaninë muzikore ‘Sony Music’.

ShowBiz

14/04/2017 14:12

 

Mirëpo, ajo nuk është e vetmja nga ky label që bën një hap kaq të madh në karrierën artistike, shkruan lajmi.net

Është edhe Kida ajo që ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’.

Këngëtarja nesër do ta lansojë edhe projektin e parë si pjesë e kësaj kompanie, këngë kjo që do jetë duet me DJ e njohur Hcue.

Kënga do jepet premierë në koncertin që Kida e ka në sheshin Zahir Pajaziti.

Krejt këtë njoftim e ka dhënë menaxheri i këngëtares, Mehmet Elshani përmes fotos së hedhur në Instagram!/Lajmi.net/