Këto poste do t’i takojnë Nismës, nëse ‘krahu i luftës’ e formon Qeverinë

Nisma për Kosovën mund t’ia sheh hajrin koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Lajme

17/05/2017 10:56

Krahu i luftës siç po quhet ky koalicion ka arritur mbrëmë në momentet e fundit marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, partia e Fatmir Limajt do të ketë një post të zv/kryeministrit.

‘Indeksonline’, mëson se këtij subjekti do t’i takojnë tri deri katër poste ministrore, nëse ky bllok e formon qeverinë e ardhshme.

Poashtu, sipas kësaj, marrëveshje Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të mund të kandidoj asnjë kandidat për deputetë nga rajoni i Malishevës, pasi Malisheva vlerësohet si bastion i Nismës për Kosovën.

Tutje, në marrëveshje thuhet se Nismës do t’i takojnë edhe një numër i konsiderueshëm prej zv/ministrave.

Në listën e kandidatëve për deputetë këtij subjekti do t’i takojnë 15 vende.

Kandidat për kryeminsitër nga ky koalicion parazgjedhor do të jetë Ramush Haradinaj.

Posti i kryeparlamentarit do t’i takojë PDK-së.

Limaj mund të marrë postin e zv/kryeministërit, ndonëse ka deklaruar se nuk do të marr asnjë pozicion në ekzekutiv për sa kohë qe nuk kryhen proceset e tij gjyqësore.

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA është arritur mbremë pak para orës 00:00.

‘Indeksonline’, pati raportuar edhe me herët për arritjen e këtij koalicioni./Indeksonline/