Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani sonte, sjellin ters për Vitin e Ri – Lajmi.net
Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani sonte, sjellin ters për Vitin e Ri
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:23, 31 December 2017
Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë vit Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga ndarja përfundimtare me 2017-ën, nuk mund ta mohoni që në familjen e çdo shqiptari, domethënë të atyre që kanë vendosur të mirëpresin Vitin e Ri në familje, vazhdon të gëlojë pyetja ‘’e shekullit”: çfarë do të hamë sonte? 

Shumë prej zonjave tashmë e kanë të përcaktuar menynë e natës së sotme, por ndoshta nuk e dini që disa prej ushqimeve që gjenden në tryezë janë tersi i Vitit të Ri. Prandaj mbani shënim dhe largojini nga tavolina sa më parë:

1. Krahët e pulës: Krahët e pulës të shoqëruara me patate të skuqura mund të jenë një zgjedhje e mirë për ditët që nuk keni dëshirë të impenjoheni në kuzhinë, por jo për Vitin e Ri. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë vit, kështu që thuajuni jo krahëve të pulës.

2. Majdanozi: Erëza e freskët që nuk mungon në treg gjatë gjithë vitit njihet për shijen e saj karakteristike, por sipas supersticiozëve nuk duhet ta përdorni natën e Vitit të Ri. Ata shkojnë edhe më tej, duke thënë që nëse ia dhuroni dikujt atë do ta përndjekë fati i keq.

3. Buka e zezë me vrima: Ndoshta po mendoni se kush e ka mendjen tek buka ndërkohë që tryeza është plot e përplot me gjëra të mira. Por, ja që besnikët e bukës e duan edhe gjatë festive. Kini kujdes nga buka me vrimë pasi sjell fat të keq.

Shënim: Nëse në mezen tradicionale ka hapësirë edhe për vezat e ziera, bëni mirë që pas pastrimit të tyre të bëni copë e çikë lëvozhgat. Sipas gojëdhënave, ato sjellin ters dhe stuhi problemesh e konfliktesh gjatë viti pasardhës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/keto-jane-ushqimet-qe-nuk-duhet-te-hani-sonte-sjellin-ters-per-vitin-e-ri-481052/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalët kyçe: ters, Ushqimet, Viti i Ri

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble