Këto janë fjalët e veçanta të Enit për Greta Koçin

Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi sot feston ditëlindjen e 29-të.

ShowBiz

26/09/2018 16:10

Gjatë gjithë ditës të shumta ishin urimet dhe surprizat që ajo pranoi të cilat i shfaqi edhe në rrjete sociale, shkruan lajmi net.

Një nga urimet më të veçanta ishte edhe ai motrës së saj, Enit e cila zgjedh fjalët më të bukura për ta uruar. “Dashuria ime e madhe feston sot ditëlindjen, Edhe 100 vite të lumtura plot shëndet, gëzim e suksese. Ti meriton çdo të mirë të kësaj bote. Për ata që të njohin e dinë se sa njeri i veçantë dhe me zemër të madhe je dhe për ata që s’të njohin personalisht të duan shumë për muzikën e bukur dhe mirësinë që u përcjell. Edhe 100 dashuria ime”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/