Këto janë disa nga simptomat alarmante që ju tregojnë se mund të jeni prekur nga kanceri

Shpeshherë njerëzit e zbulojnë fare rastësisht se vuajnë nga kanceri dhe janë të pakta, fatkeqësisht, rastet kur kapet në kohë. Shkencëtarët kanë renditur dhjetë shenja që tregojnë se mund të jeni të prekur nga kanceri.Nëse keni më shumë se një prej këtyre shenjave e keni të domosdoshme një vizitë te mjeku.

Lifestyle

06/02/2015 23:01

Ja cilat janë dhjetë shenjat alarmante që mund t’u tregonë se jeni prekur nga kanceri:

1. Kollë e përsëritur ose një zë i ngjirur për një kohë të gjatë, mund të tregojë kancer të fytit.
2. Një ndryshim në pamjen e një nishani, tregon se vuani nga kanceri i lëkurës ose ndryshe i njohur edhe si melanoma.
3. Një ndryshim i shpejtë në zakonet e zorrëve, mund të tregojë për një kancer zorrësh.
4. Një plagë që nuk shërohet, nëse është në pjesën e gojës mund të tregojë për një kancer të gojës.
5. Vështirësi në gëlltitje, mund të tregojë kancer të ezofagut
6. Humbje peshe e pashpjegueshme, mund të tregojë tipa të ndryshëm kanceri.
7. Ndryshime të theksuara në fshikëz, mund të tregojë kancerin e prostatës ose të fshikëzës.
8. Një gungë e pashpjegueshme, mund të tregojë forma të ndryshme kanceri.
9. Dhimbje të pashpjegueshe në vende të ndryshme të trupti, mund të tregojnë llojë të ndryshme kanceri.
10. Gjakrrjedhje të vazhdueshme, mund të tregojë kancer të zorrëve, kancer të qafës apo kancer të mitrës.(lajmi.net)