Këta janë njerëzit që s’mërziten sa like marrin në Facebook

Shkencëtarët e Universitetit Cornell, kanë gjetur se cili personalitet i njerëzve, është imun ndaj efekteve të rrjeteve sociale.

Fun

27/09/2016 10:19

Anthony Burrow, një profesor i zhvillimit njerëzor, ka qenë bashkautor i studimit, që tregon se njerëzit që kanë një qëllim në jetë, nuk mërziten se sa like marrin në publikimet e tyre në rrjetet sociale.

Studimi ka zbuluar se njerëzit që kanë një qëllim në jetën e tyre, kanë motiv për t’i ndjekur interesat e veta dhe janë të orientuar drejt të ardhmes.

Studimi i titulluar “Sa like morra?”, kishte për qëllim që të analizonte lidhjen në mes pëlqimeve që merr në një publikim në rrjetet sociale në facebook, dhe vetëbesimit të tyre.