“Kësulat” shpërblehet me çmimin “Dokumentari më i mirë” në HIMPFF – Lajmi.net
“Kësulat” shpërblehet me çmimin “Dokumentari më i mirë” në HIMPFF
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteShowBiz 12:23, 3 July 2018
Filmi “Kësulat” është shpërblyer me çmimin “Best Documentary Feature” në Hollywood International Moving Pictures Film Festival (HIMPFF).

Në filmin me regji të Alan M.Trow e skenar të Jimi Tihofsit, aktori Bislim Muçaj ka marrë çmimin si “Aktori më i mirë”.

Ky film është realizuar në Kosovë, në komunën e Podujevës, në fshatrat Pollog dhe Dumnicë kurse postproduksioni është bërë në Angli me bashkëpunim mes ekipit shqiptar dhe atij anglez, shkruan KultPlus.

Në këtë film pasqyrohet jeta e dy familjeve, shqiptare dhe asaj serbe, të cilat njihen prej kohësh dhe kanë fqinjësi të denjë, në një fshat Kosove. Lufta e vitit 1999 bëhet shkas i ndarjes së tyre.

Kasta e aktorëve përbëhet nga Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Meli Qena, May-Linda Kosumoviç, Ismail Kasumi, Fatime Sefaj, Labinot Raçi. Edhe skenaristi Tihovsi ka një rol. Festivali Hollywood International Moving ka për mision të përkrah filmbërësit, ta njoh punën e tyre dhe t’i shpërblej ata që të jenë të inspiruar që të vazhdojnë të tregojnë storie të mrekullueshme.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO