Kështu jetojnë azilantët kosovarë në Karlsruhe të Gjermanisë (Foto)

Mijëra kosovarë po vazhdojnë të braktisin vendin dejtë vendeve të Europës Perëndimore, me synimin për të gjetur një jetë më të mirë. Por, vendosja e tyre nëpër kampe azilantësh, tregon të kundërtën. 

Lajme

30/12/2014 09:58

Vendet si Gjermania e Franca, janë bërë objektivi i shumë kosovarëve, që përmes Serbisë dhe Hungarisë, çdo ditë ikin nga Kosova.

Kushtet e rënda ekonomike në vend, po i shtyjnë ata që të ndërmarrin rriskun e kalimit ilegal të kufijve, për të kërkuar azil në këto vende.

Por, edhe atje nuk është se po u realizohen pritjet.

Ata po vendosen nëpër kampe të përbashkëta banimi, të cilat ofrojnë kushte minimale të jetesës.

Një azilkërkues kosovar në Gjermani ka dërguar disa fotografi në adresën e lajmi.net, të cilat dëshmojnë kushtet e vështira në një kamp në qytetin Karlsruhe. (lajmi.net)