Këshilla për kujdesin e lëkurës në pranverë

Epiderma është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve radikale të temperaturave. Për ta ndihmuar në mënyrë që ta përballojë sa më lehtë sezonin e ri, zbuloni këshillat tona të bukurisë...

Lifestyle

15/02/2015 16:18

Përdorni kremrat e duhur. Produktet e bukurisë janë si gardëroba: ato ndryshojnë me stinët! Nëse në dimër kremrat duhet të jenë më të pasur dhe intensiv në mënyrë që t’ju mbrojnë më shumë nga moti, era, i ftohti, etj, në pranverë dhe verë preferohen kremrat e lehtë dhe të lëngshëm.

Realizoni një kujdes të plotë të fytyrës. Mund të realizoni një pastrim të thellë fytyre në një institut bukurie, për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë. Por për personat që kanë një buxhet të limituar mund të zgjedhin kujdesin në kushte shtëpie. Një pastrim të veçantë dhe një maskë hidratuese të përshtatshme për tipin e lëkurës që pastron dhe heq makijazhin duke e ruajtur lëkurën nga tharja.

Eksfoliojeni lëkurën rregullisht.Një herë në javë duhet të aplikoni skrab në fytyrë dhe trup. Qëllimi? Të largoni qelizat e vdekura të lëkurës që eksfolion, eliminon qelizat e vdekura dhe njëtrajtëson relievin e lëkurës.

Përdorni krem dite dhe nate. Në mëngjes, pas larjes së fytyrës përdorni një krem hidratues me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Në mbrëmje përdorni një krem nate me përbërës specifik që përkëdhelin lëkurën e acaruar nga mikrobet gjatë gjithë ditës.

Shmangni ndryshimet në temperaturë. Lëkura e përballon me vështirësi kalimin nga i ftohti në të nxehtë.

Respektoni disa rregulla bazë. Për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për të parandaluar plakjen, pastrojeni fytyrën 2 herë në ditë para se ta hidratoni .

Kujdesuni për duart. Duke qenë se janë shumë të ekspozuara, duart rrezikohen dhe vuajnë nga temperaturat e larta. Prandaj, kujdesuni në mënyrë që të mos dehidratohen.

Përdorni vitamina. Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për të kaluar një pranverë në formë të mirë. Si masë paraprake konsumoni së paku deri në 5 perime dhe fruta në ditë

Pini sa më shumë ujë. Rreziku numër një për lëkurën në dimër është dehidratimi. Për ta parandaluar këtë pini të paktën 1,5-2 litra çdo ditë. Fillojeni ditën me një gotë ujë në mënyrë që të eliminoni toksinat e akumuluara gjatë natës. /living.al