Këngëtari i njohur fitues i katër çmimeve në “Billboard Music Awards”

Ylli botëror Ed Sheeran ishte fitues i madh në çmimet Billboard të mbajtur në Las Vegas.

ShowBiz

21/05/2018 11:13

Ai kishte rrëmbyer katër çmime: Top Artist, Top Radio Songs Artist, Top Song Sales Artist dhe Top Hot 100, shkruan lajmi.net.

Mbrëmjen e kaluar performuan edhe shumë artistë të njohur, përfshirë: Ariana Grande, Dua Lipa, Demi Lovato, Shawn Mendes.

Fitues të tjerë përveç Ed Sheeran ishin edhe Taylor Swift që mori çmimet Top Female Artist dhe Top Selling Album.

Para se të fillonte ceremonia Ed Sheeran dhe Kendrik Lamar udhëheqën me 15 nominime dhe Post Malone me 13 nominime, ndërkaq Imagine Dragons me 11.

Vlenë të ceket se artistët mbajtën homazh për Dj e njohur Avicii që vdiq muajin e kaluar dhe për 10 viktimat e sulmit më armë në një shkollë në Teksas. /Lajmi.net/