Këngëtari i hitit “Despacito” vjen me duet me Demi Lovato

“Despacito” është padiskutim hiti i gjitha kohërave.

ShowBiz

17/11/2017 08:33

Ky projekt muzikor që është mësuar përmendësh pothuajse nga çdokush, i ka sjell një famë të pa parë këngëtarit Luis Fonsi, shkruan lajmi.net

Pas suksesit të ‘Despacito’, Fonsi ka sjell duet me një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Fjala është për Demi Lovato e cila në ‘Échame La Culpa’ është përshtatur mjaft mirë me Luisin, duke sjell një ‘Despacito’ të dytë.

E se a do ‘shpërthej’ edhe kjo këngë, presim të shohim./Lajmi.net/

YouTube player