Kënga e parë nga albumi i ri i Rihanna-s është bashkëpunimi me Drake (AUDIO)

Rihanna ka publikuar këngën e parë nga albumi i shumëpritur 'Anti'.

ShowBiz

27/01/2016 18:10

Rihanna po përflitet shumë tash e sa kohë për albumin e saj të ri dhe vonesën që po bën për nxjerrjen e këtij albumi.

Por, artistja tani ka treguar se ‘singëli’ i parë që paralajmëron daljen e ‘Anti’ është pikërisht kënga me Drake, “Work’, transmeton lajmi.net.

Kënga është  publikuar në versionin ‘audio’ në platformën “Tidal’ ndërsa së shpejti pritet të dalë edhe videoklipi të cilin e kanë realizuar javë më parë./lajmi.net

Këngën mund ta dëgjoni këtu: Rihanna ft. Drake – WORK