Kelmendi: Qeveria shkatërroi arsimin, shëndetësinë e ardhmërinë e rinisë së Kosovës

Edhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka komentuar rezultatet e PISA-s.

Lajme

06/12/2016 20:20

Përmes një postimi në “Facebook” ai thotë se ata që shkatërruan arsimin në Kosovë, janë po të njëjtit që shkatërruan shëndetësinë e gjithë ardhmërinë e rinisë së Kosovës.

Lexoni postimi e plotë të Gëzim Kelmendit:

Këta që e shkatërruan arsimin në Kosovë, sot po derdhin lot krokodili për rezultatet e PISA.

Po këta janë që shkatërruan edhe shëndetësinë e Kosovës.

Po këta janë që shkatërruan ardhmërinë e rinisë së Kosovës.

Të gjithë e dimë, por edhe ju e dini, se kush e bëri këtë.

Qeveritë e pasluftës. Vet u bënë milioner, ndërsa ardhmërinë e popullatës tonë e hudhën humnerë.

Gëzim Kelmendi