KEK-u: Ne po prodhojmë mjaftueshëm rrymë

Skënder Bucolli, zëdhënësi i KEK-ut ka thënë që gjatë vitit 2016 KEK-u ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj KEDS-it.

Lajme

09/01/2017 23:45

Bucolli në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë që KEK-u po prodhon 80% të planifikimit.

“Ne gjatë vitit 2016 kemi përmbushur dhe kemi kryer obligimet ndaj KEDS-it”.

“Edhe në këto momente KEK-u po prodhon 80 % të planifikimit edhe pse blloku A4 është jashtë sistemit”.

Kjo sipas Bucollit pasi në temperatura të ulëta gypat mund të ngrihen.

“Në këto temperatura të ulëta janë disa gypa që mund të ngrihen”.

“Ne ende nuk e kemi bërë mbylljen e vitit por konstatojmë që 2016-ta ka qenë vit i suksesshëm duke prodhuar dhe  tejkaluar konsumin”, ka thënë Bucolli.