Kek me biskota dhe çokollatë

Përbërësit: 180 g biskota digestive 100 g gjalpë 500 g Philadelphia ne kuti 75 g çokollatë të errëta 15 g kakao pluhur 100 g sheqer 200 ml qumësht 50 g (maizena )miell misri mund te gjindet ne supermarket 2 vezë Përgatitja: Ne nje ene grijme biskotat duke i ber pothuajse pluhur. Pastaj ne nje ene…

Lifestyle

29/10/2015 22:05

Përbërësit:

180 g biskota digestive

100 g gjalpë

500 g Philadelphia ne kuti

75 g çokollatë të errëta

15 g kakao pluhur

100 g sheqer

200 ml qumësht

50 g (maizena )miell misri mund te gjindet ne supermarket

2 vezë

Përgatitja:

Ne nje ene grijme biskotat duke i ber pothuajse pluhur.

Pastaj ne nje ene shkrijme gjalpine , dhe e perzijme me biskotat e grira.

Brumin e pregatitur me biskota dhe gjalpe e hedhim ne nje tave me një diametër prej 22 cm,dhe e fusim ne frigorifer për 30 minuta.

Ne nje tenxhere shkrijme çokollatën e errët ne zjarr te embel.

Ne nje ene hedhim filadelfian me sheqerin dhe i perziejm me mikser deri sa ju të merrni një krem të butë.

Pastaj i shtojme qumështin, vezën, miellin e misrit dhe kakaon duke e perzier vazhdimisht,,, pastaj hellim dhe çokollatë të shkrirë dhe përziejme përbërësit mirë

Masen e pregatitur e hellim ne taven qe kemi vendur ne frigo,,dhe e fusim ne furr te piqet ne tem pre 170 gradë për 50-60 minuta.

Lejoni të ftohtë dhe siper i hellim nje shtres te holl te cokollates se shkrire dhe e sperkasim me pak kakao pluhur.

Serviret pasi eshte ftohur. /kuzhinashqiptare