KDTP vendos posterë, shkel vendimin e KQZ-së

Partia Demokratike Turke e Kosovës bën shkeljen e parë në hapje të fushatës. Ata nuk e kanë respektuar vendimin e KQZ-së, që ndalon vendosjen e afisheve nëpër hapësira publike.

Lajme

28/05/2014 14:48

Partia e Komunitetit turk KDTP, ka vendosur sot posterë të kandidatëve për deputetë në qytetin e Prizrenit, raporton Prizrenpress.

Veprimi i këtij subjekti bie ndesh me vendimin e djeshëm të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes të cilit ndalohet vendosja e posterëve të kandidatëve dhe të subjekteve për zgjedhjet e parakohshme paralemntare të 8 qershorit.

Subjektet tjera politike në Prizren kanë paralajmëruar se do të ankohen në PZAP për këtë veprim.