Kazakistani i premton Serbisë se nuk do ta njohë Kosovën

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, dhe ai i Kazakistanit Nursultan Nazarbaev, sot në Astana janë marrë vesh për bashkëpunimin në fushën e energjetikës, ndërtimtarisë dhe komunikacionit.

Bota

28/08/2015 23:47

Nazarbaev, sipas gazetës serbe “Novosti”, ka konfirmuar se vend i tij, nuk do ta njohë Kosovën dhe se e ka ndërmend ta përkrahë Serbinë në organizata ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

Nikoliq pas takimit ka thënë se e vlerëson shumë faktin se ky vend nuk do ta njohë Kosovën, transmeton Koha.net, duke shtuar e ka shtuar se ka kërkuar nga mikpritësi që t’i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në UNESCO.