Katy Perry lë pas Taylor Swift dhe Beyonce, shpallet artistja me më së shumti fitime këtë vit

Artistja, Katy Perry ka lënë nën hije të gjitha artistet e tjera sa i përket fitimeve për këtë vit.

ShowBiz

21/11/2018 17:49

Artistja, Katy Perry fitoi 33 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2017, duke u renditur këngëtarja e nëntë më e paguar e vitit të kaluar, shkruan usatoday, transmeton lajmi.net.

Këtë vit, fitimet e yllit të famshëm janë rritur dukshëm, duke shkuar në 83 milionë dollarë.

Të gjitha këto fitime erdhën falë albumit të saj “Witness”, i cili ka arritur të shitet në 180 mijë kopje vetëm në javën e parë pas lansimit.

Taylor Swift renditet e dyta në listën e këngëtareve më të paguara të këtij viti me rreth 80 milionë dollarë fitime kurse e treta është Beyonce me 60 dollarë milionë klikime. /Lajmi.net/