Kastrati: Partitë që po i vendosin vijë të kuqe PDK-së, ndryshojnë mendjen pas zgjedhjeve (Video)

Për ‘incidentin’ e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, të cilit ju ndalua hyrja në dhomat e ndeshjes së ekipit të futbollit “Lapi” është diskutuar me përfaqësuesin e PDK-së, Kadri Kastrati.

Lajme

16/05/2017 20:55

“Në të kaluarën e kanë prit të dera tërë natën me takuar Veselin, të njëjtin janë që ja ndaluar hyrja  në dhomat e ndeshjes së ekipit të Llapit”, ka thënë Kastrati.

Krejt kjo, sipas Kastratit, po bëhet për me tregu autoritet dhe për vota, por si thotë ai, Podujeva është e vendosur për ndryshim.

“Qytetaret e Llapit do t’i ndëshkojnë ata që kanë qeverise deri tash, ndërsa nuk kanë punuar asgjë”, shprehet Kastrati, duke shtuar se, PDK synon fitore në këtë zonë.

Sipas Kastratit, në Llap ekziston miti i Rugovës dhe PDK është e sigurt se do ta ketë mbështetjen e qytetarëve.

Si një ish-ushtar, Kastrati ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Ballkan, ndërsa ka vënë theksin në formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila si thotë ai, do të përfundohet me fitoren e PDK-së.

Ndërsa, për zgjedhjet e 11 qershorit, Kastrti ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqë më asnjë parti për koalicion pas zgjedhjeve.

“Partitë që po i vendosin vijë të kuqe PDK-së, e ndërrojnë mendjen mbas zgjedhjeve”, thotë Kastrati. /Lajmi.net/

YouTube player